​Maqedoni: Fillon implementimi i marrëveshjes politike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot duhet të fillojë punën grupi punues i përbërë nga përfaqësues të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, që duhet t’i definojë detajet për reformat që duhet bërë për tejkalimin e krizës politike, sipas marrëveshjes së arritur në orët e hershme të mëngjesit të 15 korrikut.
Rikonstruimi ose shpërbërja e plotë e Këshillit Shtetëror të Zgjedhjeve është njëra nga çështjet që prej sot do të diskutohen në nivel ekspertësh të partive VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, të koordinuar nga eksperti belg Peter van Hovit. KSHZ u gjet në listën e vërejtjeve të ekspertëve të Brukselit të udhëhequr nga Reinhard Priebe, ku kërkohet që Këshilli të jetë i përbërë nga anëtarë jopartiakë.
Për adresimin e kësaj vërejtjeje nevojitet që opozita të kthehet në Parlament për votimin e ndryshimeve të nevojshme të kodit zgjedhor, që është paraparë të ndodhë në shtator. Deri atëherë, bisedimet do të fokusohen në pastrimin e listës zgjedhore.
Përndryshe, përbërja e grupit punues që duhet të përgatisë zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit të ardhshëm, do të ndryshojë varësisht nga temat që do të diskutohen