Maqedoni:Sot pritet takim i liderëve për zgjidhje të krizës politike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për ditën e sotme ka paralajmëruar takim të ri të liderëve në Shkup. Përveç kryetarëve të katër partive politike, LSDM, VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH, në takim do të duhej të merrnin pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i SHBA-ve.
Në takim pritet të bisedohet për dalje nga kriza duke marrë parasysh edhe afatin e fundit që LSDM e ka dhënë me qëllim që të arrihet marrëveshje për dalje nga kriza politike.
Sipas Zaevit, partitë politike deri në fund të muajit kanë afat të merren vesh, përndryshe pastaj do të fillojë të shkruhet raporti i progresit të Maqedonisë, me të cilin do të vendoset nëse vendi do ta mbajë edhe më tutje rekomandimin për anëtarësim në BE ose do ta humbë atë,transmeton zhurnal.
Zaev ka ripërsëritur se nuk është e mundur që Gruevski të mbetet edhe më tutje kryeministër dhe ai t’i organizojë zgjedhjet.