Autoritetet e Maqedonisë edhe një muaj pas konfliktit në Kumanovë, ku humbën jetën në përballje me forcat policore maqedonase nëntë shtetas të Kosovës, ende nuk ia kanë dorëzuar mjekësisë ligjore të Kosovës raportin e autopsisë.
Sipas Arsim Gërxhaliut Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Kosovës,për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë atyre u intereson edhe një pjesë në kuadër të raporteve të palës maqedonase, ngaqë ekspertët vendorë kufomat e rastit të Kumanovës i kanë marrë 10 ditë pas ngjarjes.
Kurse, drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, e sheh të çuditshme vonesën e palës maqedonase për ta dorëzuar këtë raport.
