Maturantët e Kosovës sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Maturës.
Testi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00.
Ministri i Arsimit do të vizitojë disa shkolla për të parë për së afërmi si po shkon ky proces, ndërkohë, pasdite Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, do të mbajë konferencë për media për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.
Testi monitorohet nga përfaqësuestë caktuar nga Ministria e Arsimit.
Ndryshe, pjesa e parë e Testit është mbajtur më 6 qershor, ku nuk pati menaxhim të mirë për shkak të shpërndarjes së testit në rrjetet sociale, derisa ndalohej përdorimi i telefonit. / 21MEDIA
