Mbahet interpelancë për demarkacionin të kufirit Kosovë – Mali i Zi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhje plenare, në kuadër të së cilës zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Hashim Thaçi do të ketë interpelancë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Në rend dite të mbledhjes së sotme të Kuvendit janë edhe pyetjet e deputetëve, ndërsa do të shqyrtohen edhe një sërë projektligjesh, siç janë ai për Procedurën e Përgjithshme Administrative, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e tjera.
Para deputetëve gjithashtu do të gjenden edhe disa raporte, ndër të cilat ata për punën e Avokatit të Popullit dhe të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2014.