Mbi 5 mijë refugjatë hyjnë në Preshevë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Më shumë se pesëmijë refugjatë kanë hyrë në Preshevë vetëm gjatë dhjetë orëve të fundit. Kryqi i Kuq në Serbi ka pohuar se ky është një fluks rekord i emigrantëve dhe sipas informatave të marra nga terreni, nuk po i shihet fundi kolonave të refugjatëve sirianë që po vijnë nga Maqedonia. Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Alimi, ka thënë se vala e fundit e refugjatëve karakterizohet me numër të madh të fëmijëve, të cilët janë të lodhur nga udhëtimi në këmbë./21Media