Alergji, stres, pak ore gjumë, abuzimi me alkoolin por edhe një ushqyerje jo te ekuilibruar për te mos përmendur orët e tepërta përpara kompjuterit qe mund te provokoje një lloj shqetësimi tipik me pak fjale po flasim për fryrjen klasike te syve.
Sy te fryre, shikim i lodhur dhe i renduar. Çfarë mund te bëjmë ne këto raste për te lehtësuar shqetësimet? Fillimisht duhet te kupton shkaqet qe provokojnë këto lloj shqetësimesh ne mënyrë qe te parandaloni problemin qe ju shqetëson. Ja disa mënyra natyrale për kundër fryrjeve te syve.
1. Avokado
Është një nder frutat tropikale i cili përdoret pak ne kuzhinat tona dhe ne fakt pureja e këtij fryti mund te aplikohet ne zonën e syve duke ndihmuar kështu ne reduktimin e fryrjeve dhe i jep lëkurës me shume elasticitet. Mjafton ta mbani ne fytyre për 10 minuta.
2. Bajamet
Këto janë nder mënyrat natyrale me pak te njohura por shume efikase. Grini holle bajamet dhe përziejini me dy luge qumësht te ftohte. Vazhdoni te përzieni derisa qumështi te jete përzier mire me bajamet dhe me pas aplikojeni ne sytë e fryre për rreth 10 minuta.
3. Kastraveci
Është një nder klasiket e produkteve për këto probleme cilido qofte shkaku. Mjafton te prisni dy feta kastravec mbyllni sytë dhe vërini ato sipër.
4. Luga
Edhe kjo mënyrë është një nder mënyrat klasike kundër fryrjeve te syve. Mjafton te mbani gjithmonë ne frigorifer një luge dhe me pas mbështeteni ne sytë e fryre dhe ne pak minuta do te shihni te mirat e këtij truku te vjetër.
