Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Greqia e cila ndodhet në krizë financiare nëse do të tregojë vullnet politik ajo e ka ende të mundur të arrijë një marrëveshje me KE, FMN dhe Bankën Qendrore Europiane.
Merkel, sot në një fjalim të mbajtur në Bundestag para Samitit të BE-së i cili do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel ka vënë në dukje që qeveria greke ka një angazhim për kryejen e një reforme të plotë të vendosur në kuadër të Eurogrupit më 20 shkurt.
Merkel, ka rikujtuar se Greqia duhe ti ndërmarrë me vendosmëri këto reforma, gjithashtu edhe Komisioni Europian, FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane duhet të miratojnë këto përpjekje. Merkel e cila i ka bërë thirrje Greqisë që të arrijë një marrëveshje me kreditorët ajo tha se “Aty ku ka vullnet ka edhe rrugë. Në rast se përgjegjësit politikë në Greqi do të tregojnë këtë vullnet do të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje me 3 intstitucionet”.
Merkel ka ripërsëritur qëndrimin se përjekjet e Gjermanisë janë në mënyrë që Greqia të qëndrojë në Eurozonë.
– “Edhe Greqia të përdorë mundësinë”-
Merkel e cila u shprehr se “Greqia në 5 vitet e fundit ka treguar një solidairtet të pashembullt nga Europa” ka tërhequr vëmendjen se Greqia në 5 vitet e fundit nuk është vendi i fundit i cili merr mbështetje nga Eurozona.
Ajo ka vënë në duke se kundrejt përpjekjeve ata kanë nxitur parimin e ndihmesës dhe ka theksuar se Irlanda, Spanja dhe Potugalia ndryshe nga Greqia kanë përfunduar me sukses programet e tyre dhe se ata qëndrojnë mbi këmbët e tyre.
Kancelarja gjermane ka shpjeguar se këto vende kanë përdorur mundësitë e tyre dhe tha se “Edhe Greqia ishte në një rrugë të drejtë. Reformat e nevojshme strukturore u vonuan vazhdimisht”.
Merkel duke theksuar se BE është forcuar edhe më shumë kundër krizave ka theksuar më tej se euro nuk është vetëm valuta monetare, por edhe një simbol i bashkimit në Europë.
– “Të shpërndahen pëgjegjësitë mes vendeve të BE-së”-
Merkel e cila ka cekur edhe çështjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve ka pohuar se në në pranimin e azilkërkuesve duhet të tregohet solidaritet me vendeve anëtare të BE-së.
Ajo u shprehur se “është e pamundur që 5 vende anëtare të pranojnë 75 përqind e atyre që kërkojnë azil” duke theksuar se të gjithë vendet anëtarë duhet të marrin pjesë në pranimin e azilkërkuesve në një masë të arsyeshme.
– “Parimet themelore të BE-së nuk mund të diskutohen”-
Merkel gjtihashtu tha se Britania duhet të përcaktojë vetë se çfarë roli do të luajë në Europë. Ajo u shpreh se dëshrion që Britaninë ta shikojë si një partner aktiv brenda BE-së dhe ka shtuar gjithashtu se është optimiste se ky vend do të qëndrojë në BE.
