Merkel: Liria e lëvizjes nuk negociohet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë seriozisht kërkesat e Britanisë për reforma në union, por çështja e lirisë së lëvizjes është një parim bazë, i cili nuk mund të negociohet, ishte porosia që i dërgoi sot Londrës kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë në mënyrë serioze kërkesat e Britanisë për reforma brenda unionit, por shtoi se parimet bazë, siç është për shembull liria e lëvizjes, janë çështje të cilat nuk do të negociohen./21 Media