Digjitalizimi i transmetuesve, strategjia, procesi i zhvilluar dhe puna e Komisionit të Pavarur për Media.
Këto ishin disa nga çështjet që u prekën në emisionin “Zona B”, ku i ftuar i Baton Haxhiut ishte Adnan Merovci, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media.
Merovci tha se strategjia ishte e gatshme qysh në mars të këtij viti kur ishte dërguar në qeveri, por ai personalisht nuk është i kënaqur me të.
“Nuk jam i kënaqur plotësisht me ligjin. Strategjia për digjitalizim është hartuar nga KPM-ja dhe kjo përfshinë një sërë procedurash të cilat i kemi përcjellë ligjërisht dhe e kemi dërguar në qeveri. Ligjërisht parashihet që qeveria ta aprovoj jo parlamenti. E mira është që nuk është dëmtuar përmbajtja, kanalet televizive. Ka mangësi ligji – duhet ta them”, tha Merovci.
Sipas kryetarit të KPM-së, kriteri kryesor i implementimin të procesit do të jetë shtrirja dhe mbulueshmëria e transmetuesve.
“Kriteri numër një është lidhshmëria me qytetarin, shtrirja. Për shembull, Klan Kosova nis lajmet me Dragashin, Mitrovicën ka emsione të ndryshe që vepron si tërësi për tërë Kosovën, në këtë rast Klan Kosova mund të jetë dhe do të jetë e përfshirë në multipleksat e ardhshëm.”, shtoi Merovci.
Merovci tha se çmimi i koncesionimit nuk duhet të jetë relevant dhe nuk duhet të jetë i lartë, por duhen aplikuar tarifa pas impelemtimit të procesit, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu sqaroi mënyrën e përzgjedhjes së programeve të detyrueshme për transmetim, si edhe kërkoi që pas aprovimit të ligjit të intresuarit të lajmërohen në zyret e komisionit.
“Ne si KPM kemi caktuar programe të cilat koncesionuesi do të duhet t’i transmetojë me patjetër. Fundi i këtij muaji duhet ta gjejë këtë ligj të aprovuar, që është dashur të përfundohet një muaj më parë, por është shtyrë për disa arsye. Apeloj dhe inkurajoj të intresuarit që të aplikojnë dhe të shohin procesin e digjitalizmit. Çdo gjë do të jetë e hapur dhe ftoj të intresuarit që të drejtohen në KPM për çdo ndihmë dhe kërkesë”.
