Rreth 180 minatorë të Trepçës gjatë ndërrimit të parë kanë ndërprerë punën në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës. Këtë e ka konfirmuar për RTV21, edhe menaxheri i ndërmarrjes Ahmet Tmava. Ai tha se përkundër vështirësive dhe gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ndërmarrja është arritur një marrëveshje me punëtorët e ndërrimeve tjera që puna të vazhdojë deri në zgjidhjen e problemit./21Media
