Komisioni parlamentar për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në mbledhjen e sotme shqyrtoi çështjen e Rektoratit të UP-së në lidhje me moshapjen e afatit të dytë për pranim të studentëve nga radhët e komunitetit pakicë në vend. Nga anëtarët e këtij Komisioni u kërkua që të hapet afati i tretë për regjistrimin e studentëve edhe të këtij komuniteti.
Kryetarja e Komisionit, Jasmina Zhivkoviq, kërkoi nga anëtarët që ta mbështesin kërkesën e saj për mundësinë e hapjes së afatit të tretë nga Rektorati për pranimin e studentëve të komunitetit joshumicë, të cilët i kanë përmbushur kuotat e caktuara në afatin e parë. Ajo theksoi se për këtë çështje duhet të themelohet një Grup punues dhe të njoftohen me këto kërkesa Ministria e Arsimit dhe Rektorati.
Ndërkaq, anëtari i këtij Komisioni, Veton Berisha, thekson se me Udhëzim administrativ u është dhënë hapësirë dhe mundësi komuniteteve pakicë për të ngritur nivelin e edukimit.
