Qytetarë serbë të Kosovës në veri kanë protestuar në Zveçan për shkak të vendimit të autoriteteve të vendit që në kufij të merren automjetet me regjistrimet KM, PR, GL, UR, PZ, PE.
Serbët protestues pastaj shkuan në vendkalimin e Jarinës e me ta ishte edhe prefekti i Zveçanit Vuçin Jankoviq i cili tha se arsyeja e tubimit është mospajtimi me vendimin në Prishtinë për tabelat e se detyrë e tij është që si prefekt të jetë kudo që tubohet populli i Zveçanit.
“Kjo me tabela është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, sepse në të nuk thuhet të jetë arritur marrëveshja për tabelat, për vetëm për sigurimin”, ka thënë Jankoviq.
Në Policinë rajonale të Kosovës Veri, siç njofton agjencia Beta, transmeton Koha.net, nuk kanë marrë udhëzime për zbatimin e këtij vendimi nga Prishtina, por është thënë se ka shkresa ka arritur në policinë kufitare të Kosovë.
