Modeli më i përshtatshëm i flokëve për formën tënde të fytyrës (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për fytyrat e rrumbullakëta
Prerje asimetrike
“Një fytyrë e rrumbullakët duket shumë bukur me një prerje asimetrike, me gjatësi të ndryshme”, thotë parukieri e njohur në Los Angeles Chris McMillan. Si modeli i Emma Stone. “Nëse i kreh shumë anash, me baluke anësore mbi ballë, fytyra do të duket më e hollë.” Përdor një krem flokësh për t’i shtruar dhe për t’i mbajtur baluket në një anë.
1435163600emmastonefytyrerrumbullake.jpgfaqe
Me shkallëzim dhe fije të gjata
Nëse do t’i mbash flokët me vijë në mes, mënyra e vetme që të të shkojnë, kur ke fytyrë të rrumbullakët, është t’i kesh disa cm poshtë shpatullave me shkallëzime deri te nofullat, duhen prerë pak anash që të krijojnë ca kënde të lehtë,” siç i ka Kate Bosworth. Parandalo elektrizimin e fijeve të shkurtra që mund të krijojnë vëllim pranë fytyrës duke i lyer me një serum silikoni kundër elektrizimit.
1435163588katebosworthfytyrerrumbullake.jpgfaqe
Bisht kali i drejtë
Një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë mprehtësi fytyrës është duke i kapur flokët bisht mbi lartësinë e veshëve, thotë parukieri me qendër në New York, Ted Gibson, si të Fergie-t këtu. Çelësi qëndron te ngjeshja e flokëve pas kokës, pa u dhënë volum. Gibson rekomandon përdorimin e një locioni në flokë të thatë para se t’i kapësh nga pas.
1435163525fergierrumbullake.jpgfaqe
Karré
Sekreti i gjatësisë mbi supe është krehja e parregullt, thotë hairstylist-i Jimmy Paul. “Si Renée Zellweger. Është një model i shkallëzuar lehtë, që është shpupurisur. Hidh llak dhe pastaj krihe flokun me furçë mbrapsht për t’i dhënë efektin e çrregullsisë dhe valëzimit”, thotë ai.
1435163512rrumbullakreneezellweger.jpgfaqe
Shkurt me fije përpara
Priti me modelin e Ginnifer Goodwin, këshillon Paul. “Fijet e shkurtra theksojnë mollëzat dhe sytë, është si të frysh mollëzat.” Apliko një krem për të shtruar flokët dhe për t’i bërë të qëndrueshëm në atë model.
1435163405ginnifergoodwinrrumbullake.jpgfaqe
Karré e pjerrët
“Provo shkallëzimin e gjatë, dramatik që zbret deri te mjekra dhe nga pas priti deri në rrëzë të qafës. Ky model të jep kënde. Linjat e theksuara të tij balancojnë linjat e buta të fytyrës së rrumbullakët” thotë Paul. Përdor një llak për t’u dhënë flokëve vëllim në rrënjë, por kujdes mos të hedhësh anash, sepse mund të bëjnë të duket fytyra më e gjerë.
1435163382rrkirstendunst.jpgfaqe
Për fytyrë vezake:
Baluke të rënda
“Nëse ke një fytyrë të gjatë, baluket e drejta në vijën e vetullave mund të ndërpresin vizualisht gjatësinë dhe të krijojnë iluzionin e gjerësisë”, thotë McMillan. Pritini të plota si të Taylor Swift dhe thajini me furçë dhe tharëse.
1435163337taylorswiftvezake.jpgfaqe
Me vijë në mes
“Vija e mesit në flokë me gjatësi deri te shpatullat ose më të gjatë duket shumë bukur mbi një fytyrë ovale. Për të mos u dukur shumë e rreptë, krijo disa valëzime të lehta, si të Hilary Duff me një spray që t’u japë flokëve një ajër plazhi. Nëse dëshiron më shumë forma, bëj disa valëzime me mashë. Efekti, sipas haistylist, do të jetë pabesueshmërisht spektakolar.
1435163341vezakehilaryduff.jpgfaqe
Të shkurtra në një anë
“Kjo prerje e Rihanna-s është perfekte për fytyrat vezake,”thotë Paul. “Është përfundimisht një look “më shiko mua”, kështu që nëse guxon, zgjidhe. “Ka diçka shumë sexy dhe femërore te ekspozimi I qafës dhe veshëve me linja kaq të theksuara.” Përdor një xhel me fortësi të mesme për ta bërë më të vendosur.
1435163254ovalerihanna.jpgfaqe
Për fytyrat katrore:
Karré me shkallëzim
“Një karré e butë, e rrumbullakosur që përfundon rreth mjekrës funksionon shumë mirë në fytyrat katrore,” thotë Gibson. Për t’i shtuar pak vëllim siç ka bërë Keira Knightley dhe për të eleminuar ndonjë majë të pabindur pranë nofullave, përdor pak spray shampoje të thatë dhe shtriji majat
1435163227katrorekeiraknightley.jpgfaqe
Shkallëzim i çregullt
Bëj një prerje të çregullt që thekson vëllimin, thotë Paul. Modeli i Rachel McAdams është një shembull i mirë. Përdor një krem stilimi për të theksuar shkallëzimin dhe shmangur linjat katrore.
1435163195katrorerachelmcadams.jpgfaqe
Për fytyrat në formë zemre:
Karré me valëzime
Për një fytyrë në formë zemre “flokët që arrijnë deri poshtë nofullës ndihmojnë për të mbushur zonën rreth mjekrës dhe të shprishin formën e trekëndëshit,” spjegon Gibson. Për t’i zbehur ato linja edhe më shumë, shto pak volum, siç ka bërë Zoe Saldana, me një furçë të rrumbullakët dhe spray volumizues.
1435163150zemwrzoesaldana.jpgfaqe
Baluket e pjerrëta të ngjitura në ballë
“Një prerje e shkurtër me baluke të pjerrëta të buta mbi ballë zbut linjat e prera”, thotë Paul. Carey Mulligan ka një model klasik. Përhap me gishta në flokë një krem të lehtë me një furçë të rrumbullakët dhe përdor një furçë dhe tharrësen për t’i bërë më të lëmuara valët.
1435163103zemercareymulligan.jpgfaqe