Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini, në takimin e përbashkët me zëvendëskryetarin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të angazhuar për eurointegrime Fatmir Besimi dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në Bruksel ua uroi në emër të Këshillit të Bashkimit Evropian marrëveshjen e arritur më 15 korrik, me të cilin përfundoi kriza politike në vend.
Mogerini, Besimi dhe Poposki mbajtën takim të shkurtër para Këshillit për stabilizim dhe asocim mes BE-së dhe Maqedonisë që momentalisht është në vijim dhe pritet të zgjatë dy deri tre orë.
“Vërtet ju uroj nga zemra. Keni bërë marrëveshje të shkëlqyer për të mirën e Maqedonisë”, u tha Mogerini dy përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, që mund ta dëgjonin edhe gazetarët dhe anëtarët e delegacioneve që ishin prezentë.
Porosinë që në emër të Këshillit të BE-së ua dërgoi Mogerini ministrave të Maqedonisë, Besimi dhe Poposki është se Brukseli zyrtar tani pret që partitë politike në Maqedoni në tërësi ta miratojnë marrëveshjen dhe në fund vendi të ketë zgjedhje suksesshme të parakohshme parlamentare më 24 prill të viti 2015.
