Moti: Deri të premtën – pa ndryshime

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kane nga veriu i Kontinentit do të jenë prezent edhe për disa ditë të ardhshme. Në këto kushte do të mbaje mot me diell dhe i kthjellet. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s.
Sipas parashikimeve te Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves, nga pasditja e së premtës pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat kane mundësi që vende-vende të sjellin riga lokale shiu, me ç’rast edhe temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta, kurse era nga dita e shtune e tutje do ta mbajë drejtimin e veriut dhe verilindjes.
Në bazë të parashikimeve numerike mot me temperatura afersisht të ngjajshme do të vazhdoje të mbajë edhe për të paktën dhjetë ditë të ardhshme, por do të ketë edhe erëra të cilat do të krijojnë kushte për freski dhe riga të dobëta shiu.