Moti: Ditë të ngrohta

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të ajrit. Në këto kushte në viset e ulëta temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9C -11C celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24C-29C celsius gjatë gjithë javës, kurse në viset e larta temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12C – 22C celsius. Shtypja atmosferike do të luhatet nga 1012mb-1019mb, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të shënoj ngritje deri 92% gjatë ditës do të zbresë në vlerat e normales. Dukshmëria horizontale nga 2km-15km, derisa nëpër ultësira do të ketë mjegull të lehtë.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Riga të shiut pritet të ketë vende – vende ditën e mërkurë dhe të dielen.
Sasia mesatare e reshjeve në javën që lam pas ishte 25mm ( 25 liter për metër katror).