Moti – Kryesisht me diell dhe vranësira të dendura

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura të cilat pasdite vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rryfesh. 
 Sipas tyre, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11C -13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25C-27C celsius, do të fryjë erë nga  verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
 Kurse nesër  do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm . Temperaturat minimale dotë lëvizin ndërmjet 12C-14C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C -29C celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
  Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13C-15C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28C -30C celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes e lehtë deri mesatare./ 21MEDIA