Ministra e Diasporës filloi fushatën për promovimin e regjistrit të diasporës. Bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën, do të kenë mundësi që të kryejnë regjistrimin në ekipet mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.
Fushata do të zgjasë tre muaj me aktivitete të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas ministrit të diasporës, Valon Murati, të dhënat që dalin nga ky proces i regjistrimit, do të ndihmojnë në krijimin e politikave më të dobishme shtetërore, e që janë në të mirë të diasporës. / 21MEDIA
