Muri ndarës me Serbinë do të vendoset nga ushtria dhe policia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rrethojën ndarëse në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë është paraparë që ta vendosin njësitë e specializuara të policisë dhe të ushtrisë hungareze, ka njoftuar në faqen e saj onlajn gazeta Napo Gazdashag.
Në tekst thuhet se rrethoja e gjatë 175 kilometra, me lartësi 4 metra, nuk do të ndërtohet në baza të tregut, respektivisht se nuk do të kërkohet ofertuesi më i volitshëm nga ana e firmave dhe ndërmarrësve, por kjo punë do të kryhet nga ekipet e specializuara të policisë dhe ushtrisë.
Duke pasur parasysh se opozita hungareze tashmë ka shtruar pyetjen se kush do ta sigurojë këtë kontratë dobi-prurëse, në vlerë prej 70 milionë euro, gazeta qartësoi se vendosja e rrethojës pothuajse me siguri do ti besohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes./21 Media/