Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë bisedimeve në Bruksel, kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Raiqi ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës dhe jo pjesë e delegacionit të Serbisë.
Ai duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi se pse Rakiqi ka qenë pjesë e delegacionit të Serbisë në Bruksel, ka thënë se ka evidencën e pjesëmarrjes së delegacioneve në Bruksel më datë 17 qershor dhe në delegacionin e Kosovës ka qenë edhe Goran Rakiqi.
“Çka thotë ai pastaj është çështje e tij. Nuk mund të them se ka pas tentim e delegacionit të Kosovës ti bashkohet delegacioneve tjera por kjo është ndaluar nga Brukseli”, ka thënë ai.
Mustafa tha se objektivi themelor është që t’i integroj komunitetin serb në institucionet e Kosovës.
