Kryeministri Isa Mustafa tha se kërkesat e opozitës janë çështje që nuk mund të zgjidhen në rrugë përmes protesatve por në institucione. Mustafa deklaroi se nuk ka arsye që mësimdhënësit të hyjnë në grevë sepse, sipas tij, qeveria do të fillojë të paguajë përvojën e punës por nuk do të ketë rritje pagash. Këto komente Mustafa i bëri gjatë vizitës në komunën e Vitisë ku mori pjesë dhe në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në këtë komunë. /21 Media/
