Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të bëhet notë proteste ndaj Sllovenisë.
“Ne duhet të kërkojmë që ky problem të zgjidhet, por me marrëveshje ndërkombëtare në Bruksel”, ka thënë Mustafa.
Mustafa apelon që Haradinaj të kthehet në Kosovë dhe këtë sipas tij e ka kërkuar edhe me bisedat me kryeministrin e Sllovenisë.
Ai ka sqaruar edhe procedurat e ndalimit të Haradinajt që sipas tij autoritetet sllovene kanë vepruar në bazë të fletë arrestit që ata e kanë pasur nga Interpoli.
“Me Slloveninë kemi bashkëpunim të thellë ekonomik dhe shtetëror dhe këto duhet t’i mbajmë edhe më tutje”, ka thënë Mustafa.
