Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ka zhvilluar sot një takim me Shoqatën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në të cilën bëjnë pjesë biznese me renome që operojnë në Gjermani. Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e delegacionit, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve nga kompanitë gjermane në Republikën e Kosovës./ 21 Media
