Ndahet nga jeta piloti i Formula1

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Piloti francez i Formula 1 Jules Bianchi është ndarë nga jeta, 9 muaj pas aksidentit në çmimin e madh të Japonisë, që i shkaktoi plagë të rënda në kokë.
25-vjeçari përplasi makinën e tij Marussia gjatë garës me shi të Suzukës Tetorin e kaluar dhe kaloi 9 muaj në gjendje kome.
“Jules luftoi deri në fund, siç bënte gjithmonë, por sot betejës së tij i erdhi fundi,” janë shprehur familjarët e tij. Përfaqësues të Marussia janë shprehur se skuadra e tij ka mbetur e shokur për ngjarjen.
Bianchi është i pari pilot i Formula 1 që humb jetën në pistë, që prej brazilianit Ayton Senna.