Ndalohet autobusi i cili dyshohej se kontrabandonte mallra të ndryshme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës ka gjetur në autobusin që qarkullonte nga Novi Pazari për në Prushtinë, mallra kontrabandë si farmerka, trenerka, këpucë, etj.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare pas një pune operativo-hetimore kishte arritur të siguronte informacione se në autobusin e linjës Novi Pazar –Prishtinë, në vende të fshehura dyshohej se kontrabandoheshin mallra të ndryshme .
Të hënën rreth orës 11:30, Njësia e Inteligjencës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale të DRPK-Veriu, në konsultim me prokurorin e shtetit ka bërë përcjelljen (vëzhgimin) e marshutes së lëvizjes së autobusit në fjalë deri në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
“Me të arritur në stacionin e autobusëve, njësitet relevante policore kanë bërë kontrollin e autobusit të markës “Mercedes” ngjyrë e bardhe me targa të Novi Pazarit, të cilin e ngiste vozitësi K. Z. me ç’rast janë gjetur mallra të ndryshme të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë.
Gjatë kontrollës në vende të fshehura ja në gjetur mallra të kontrabanduara si: Farmerka për femra të llojit ” Fioreto” – 351 copë, farmerka për meshkuj të llojit ” La tutti” – 164 copë, Bermude për meshkuj të llojeve ” La tutti ” , “Armani ” , “Disle” – 313 copë, Trenerka për meshkuj komplet të llojit “Adidas” – 99 copë, Këpucë për femra dhe patika për meshkuj – 4 palë, Kushineta për automjet – 2 copë, Mbushës të telefonave – adaptera – 76 copë, Mbajtëse për telefona – selfie – 3 copë, Bateri për telefona mobil “Samsung” – 28 copë, USB – 15 cop, Bateri për “Smart phone” – 4 copë, folie për telefona mobil – 38 copë, dëgjojëse për telefona – 2 copë dhe MP-3 muzikë – 3 copë
Me urdhër të prokurorit të shtetit, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, malli së bashku me automjetin është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor ne Prishtinë dhe është hapur rasti “Kontrabandim i mallrave “, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme .