Rinia Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, në hapësirën Universitare, pranë Bibliotekës Kombëtare, organizoi sonte ndezjen e qirinjve për nder të ditëlindjes së 72-të të veprimtarit të shquar Ukshin Hoti.
Aktivitetit simbolik iu bashkëngjit edhe zëvendës kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili theksoi se “Ukshin Hoti me fuqinë e mendimit dhe veprës së tij, i dha përmasë reale lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.
“Ky shënimi simbolik i ditëlindjes së Ukshinit, na bën ta kujtojmë vendosmërinë epike për të qenë në shërbim të vendit”, tha Veseli.
Kryetarja e Rinisë Demokratike të PDK-së, Shpresa Rama, tha se “sonte në hapësirën universitare, me këtë aktivitet simbolik, shënojmë ditëlindjen e 72-të të veprimtarit dhe intelektualit të shquar Ukshin Hoti, për fatin e të cilit ende nuk dimë asgjë dhe presim që institucionet përgjegjëse të punojnë që të zbardhet fati i tij dhe të pagjeturve tjerë”.
Qëllimi i kà «tij aktiviteti simbolik, sipas RD të PDK-së, ishte rikujtimi që të punohet më shumë në zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të pagjeturve tjerë.
