Në Gjilan u vë gurëthemeli për dy salla sportive

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Gjilanit, respektivisht nxënësit dhe mësimdhënësit e dy shkollave, të “Abaz Ajetit” nga Gjilani dhe “Liria” nga Pogragja, kanë vënë në mënyrë simbolike gurëthemelin e sallave sportive për këto shkolla, që mundësojnë realizimin e aktiviteteve sportive në ambiente moderne dhe me standarde europiane.
Në këtë ngjarje të madhe për arsimin dhe cilësinë në mësime, ishin të pranishëm, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, Mahir Yakgjilar, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, drejtori i Arsimit, Nazmi Musa dhe drejtor të tjerë të drejtorive komunale.
Ministria e Arsimit është financuese e ndërtimit të sallave sportive për këto shkolla, por mbikëqyrja do të bëhet nga ministria e Administratës Publike, sepse MASHT – i, do të angazhohet në procesin e cilësisë në arsim, ka thënë ministri Arsim Bajrami.
“Në emër të qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së arsimit, ju uroj fillimin e këtyre dy sallave sportive për shkollat tuaja që janë mëse të nevojshme për kulturën fizike në përgjithësi si degë e arsimit. Ne si ministri e investojmë projektin, por mbikëqyrjen do ta bëjë ministria e Administratës Publike, sepse ne do të punojmë në reformën e shkollës dhe ngritje të cilësisë në mësim. Do të merremi me investim tek mësimdhënësit dhe nxënësit, sepse jemi në fazën e ndërtimit të shkollave cilësore. Duhet të ngritët cilësia në edukim dhe arsimim në përgjithësi”, ka thënë ai, duke shtuar se është koha që të krijojmë shkolla të forta e cilësore dhe këto projekte janë në këtë funksion, sepse shkolla nuk është vetëm mësimdhënia, por shumë të rëndësishme janë edhe aktivitetet sportive.
Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yakgjilar, ka thënë se sipas kontratës, këto salla sportive do të jenë të gatshme brenda 120 ditëve.
“Si Ministri jemi mbështetëse në këto dy projekte në Gjilan dhe shumë projekte të tjera nëpër Kosovë. Sipas kontratës së nënshkruar, këto salla do të jenë të gatshme brenda 120 ditëve.