Po afrohet muaji i shenjtë i Ramazanit, në të cilin besimtarët muslimanë agjërojnë nga koha para agimit deri pas perëndimit të diellit. Megjithatë, si çdo vit, edhe këtë herë në disa pjesë të botës besimtarët do të agjërojnë më shumë se disa në anën tjetër të botës. Kështu, për shembull, ditën e parë të Ramazanit, besimtarët në Islandë, në Rejkjavik do të agjërojnë 22 orë e 34 minuta, ndërsa agjërimi më i shkurtër do të jetë në Argjentinë, më pak se nëntë orë. Besimtarët në vendet e Ballkanit ditën e parë të Ramazanit do të agjërojnë rreth 18 orë, raporton Anadolu Agency (AA).
Muslimanët që jetojnë edhe më në veri ballafaqohen me probleme tjera, dhe kjo është që në ato vende dielli nuk perendon fare, prandaj për këtë arsye duhet të bëjë llogaritje artificiale të kohëzgjatjes së agjërimit.
