Dhjetëra-mijëra njerëz iu kanë bashkuar sot marshit protestues në Londër për shkak të masave shtrënguese dhe planeve të qeverisë britanike të udhëhequr nga konservatorët.
Qeveria britanike ka vendosur të reduktojë shpenzimet publike për disa milionë funta në mënyrë që ta zgjedhë deficitin e buxhetit, i cili u rrit ndjeshëm gjatë krizës së vitit 2008.
Organizatorët kanë thënë se në protestë kanë marrë pjesë 250 mijë njerëz.
Ky është organizimi i parë publik që nga fitorja e kryeministrit Dejvid Cameron në zgjedhjet e muajit të kaluar, transmeton agjencia AFP.
Policia ka deklaruar se gjatë protestës nuk ka pasur asnjë ekses.
