Sulmuesi i Brazilit, Neymar da Silva është suspenduar me dy ndeshje mos-lojë, për shkak të incidentit të shkaktuar në ndeshjen kundër Kolumbisë. Anëtari i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq në humbjen nga Kolumbia, ndërsa tani është marrë vendimi për superyllin brazilian. Pra, Neymar do të mungojë kundër Venezuelës dhe në çerek-finale, gjithnjë nëse Brazili arrin në këtë fazë.
