Vlerësohet si shqetësues shkalla e informalitetit dhe ngecja e fiskalizimit të bizneseve në Kosovë. Mos fiskalizimi po krijon pa barazi tek bizneset të cilat janë tatimpagues të rregullt dhe të atyre që nuk janë tatimpagues të rregullt.
Këto konkluzione dolën gjatë takimit ndërmjet drejtuesve Administratës Tatimore të Kosovës me komunitetin e biznesit ku u diskutua rreth reformave në ATK, si dhe të arriturat tjera gjatë periudhës janar-qershor 2015. Në këtë periudhë gjashtë mujore, u tha se ky institucion tatimor ka arrit të inkasoj 162 milionë e 300 mijë euro, ku ka rritje të të hyrave për 9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
U. d. i drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, tha se bashkëpunimi me përfaqësuesit e bizneseve do të vazhdoj, me qëllim të lehtësimit të procedurave në zbatimin e legjislacionit tatimor.
“Ju siguroj që bashkëpunimi me përfaqësuesit e bizneseve do të vazhdoj, me qëllim të lehtësimit të procedurave në zbatimin e legjisla cionit tatimor. Administrata Tatimore që nga themelimi i saj ka pasur bashkëpunim të frytshëm me institucionet tjera. Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë arritur zhvillime dhe avancime të mëdha në Administratën… Të gjitha këto zhvillime kanë qenë të mundura falë përkrahjes së vazhdueshme të ofruar nga ana juaj”, tha Sharku.
Sipas tij, në Planin Strategjik 2015-2020, ATK do të ballafaqohet me shumë sfida dhe se ATK ka identifikuar si më të rëndësishmen inkurajimin e tatimpaguesve.
“Vet plani strategjik brenda mbërthen edhe dokumentet tjera që ndihmojnë zbatimin e këtij plani. ATK në baza vjetore përgatit planin e trajtimit të rreziqeve dhe po ashtu objektiva strategjike përfshinë brenda planit operativ nëpër vite. Sigurisht që ATK në planin e zbatimit strategjik do të ballafaqohet me shumë sfida. Ne i kemi identifikuar si më të rëndësishmet disa pej tyre…Një sfidë e rëndësishme do të jetë për neve inkurajimi i tatimpaguesve që ata të paguajnë me rregull në baza vullnetare detyrimet tatimore, në të njëjtën kohë ne do të adresojmë pjesën e boshllëkut tatimor i cili në vetë ngërthen pjesën shmangies tatimore dhe evazionit fiskal”, tha Sharku.
Sipas tij, misioni i ATK, është që të mbledhin tatimet dhe kontributet për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e Kosovës. Dhe për qëllim kryesor ATK ka edhe rritjen e aftësisë së stafit e po ashtu edhe zvogëlimin e ekonomisë jo formale. Sharku tha se Pakoja e re fiskale, është në proces për t’u miratuar në Kuvendin e Kosovës, dhe ATK i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që ti përgjigjet të gjitha kërkesave që dalin nga kjo pako.
Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit(AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar lartë përpjekjet e AT K-së për ngritjen e përformacave profesionale, por që duhet të punohet më shumë në implementim të ligjeve dhe të ju bëhet presion bizneseve për rritjen e të hyrave.
“Dialogu ndemjet biznesit dhe ATK duhet të shkoj më lartë, sepse ne shpesh nuk jemi pajtuar për mënyrën e implementimit të ligjeve nga ATK dhe Doganat… ka pasur ankesa të vazhdueshme nga biznesit. Duke u ankuar…Një gjë shumë e rëndësishme është edhe informaliteti i cili po krijon pa barazi tek bizneset të cilat janë tatimpagues të rregullt, dhe të atyre që nuk janë tatimpagues të rregullt. Dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me fiskalizim…Ka mbetur mbrapa shumë në krahasim me afatet e parapara nga Qeveria e Kosovës dhe nga vet Administrata Tatimore e Kosovës. Këtë çështje e kemi ngritë që të bëhet sa më shpejt për t’u krijuar barazia në treg në mes të bizneseve ”, tha Shahini.
Sipas tij, me të drejtë operatorët ekonomik kërkojnë nga ATK dhe nga Aleanca e Bizneseve që kjo çështje të shtyhet më shpejt drejt arritjes së fiskalizimit. Ai, ka folur edhe për të hyrat, i cili theksoi se nuk mund të rriten të hyrat e ATK-së duke u bërë presion bizneseve.
“Nuk mund të rriten të hyrat vetëm atëherë kur i ndëshkon bizneset pa të drejtë, sepse ne tash e dimi që dhjetëra e qindra biznese po adresojnë ankesat e tyre nëpërmjet shkeljeve nga inspektorëve… Dhe ne si AKB jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sikur në të kaluarën. Kuponat fiskal të cilët janë një risi e re në Kosovë, që të kthehen nga konsumatorët do të duhet që kjo të shikohet se kush po i bjen ata kupona fiskal”, tha Shahini.
Ndërsa, në këtë takim , është folur edhe për sa për ketë fiskalizimi t të agjencive turistike, të cilat deri më tash këto agjenci nuk janë duke implementuar ligjin për fiskalizim.
