Ngushtica e Bosforit 'pushtohet' nga notarët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të huajt kanë treguar një interes të lartë në garën Ndërkontinentale të Notit “Samsung” të Bosforit, ku notarët notojnë nga Azia në Europë.
Kuota për notarët e huaj e cila për këtë vit ka qenë 900 persona u plotësua 10 orë pas hapjes së regjistrimeve.
Zëvendës kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar të Turqisë (TMOK), Nihat Usta, në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se nuk kanë mundur ti përgjigjen të gjitha kërkesave tha se Garat Ndërkontinentale të Notit ‘Samsung’ të Bosforit kanë arritur në një pikë që edhe ne nuk mund ti përballojmë kërkesat. Komanda e rojës bregdetare të Bosforit në Marmara, Siguria Bregdetare dhe disa organizata të shoqërisë civile janë duke punuar për garantimin e masave të sigurisë për notarët”.
Usta i cili ka vënë në dukje se këtë vit në aspektin e sigurisë në ngushticën e Bosforit është parë e arsyeshme notimi i 1 mijë e 800 personave ai ka pohuar se: “Menduam që gjysma e tyre të “jenë turq” dhe vendosëm kuotë për të huajt, ku pas plotësimit të numrit 900 nuk pranuam më regjistrime. Po të kishim lejuar numri do të vente në 1 mijë e 200 apo 1 mijë e 300 persona. Vendosëm kuota edhe në bazë të vendeve ku këtë vit kuota prej 250 personash që ishte vendosur për rusët u plotësua për 4,5 minuta pas hapjes së regjistrimeve. Ndërsa kuota e të huajve u plotësua për 10 orë. Kemi patur shumë kërkesa nga të huajt, por kështu ishin rregullat”.