Ka nisur kontingjenti prej tetëmbëdhjetë mijë palë këpucësh Made in Kosova për në Francë nga fabrika vendëse e prodhimit të këpucëve Solid nga Suhareka.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se janë këtu për të shënuar këtë sukses të fabrikës prodhuese Solid dhe i cili na gëzon të gjithëve. Ai tregoi se ky prodhues pos që mbulon me prodhime tregun vendës, eksporton edhe në disa shtete evropiane dhe më gjerë.
“Kjo fabrikë dita ditës po rritet dhe e cila ka rrit eksportin mbi 30 për qind, nga e cila nga Kosovë po sjell para të freskëta e të gatshme. Nga këto eksporte pos që përfiton kompania dhe të punësuarit aty, përfiton edhe shteti edhe ekonomia e Kosovës”, tha Shahini.
Prodhimet e Kosovës, dita ditës jo vetëm që po joshen, por edhe po kërkohen edhe nga kompanitë prestigjioze evropiane e më gjerë. Edhe prodhuesit e tjerë duhet të ndjekin shembullin e tillë dhe të ngrisin eksportet nga të cilat do jenë përfitues të gjithë.
Kryetari i AKB-së shtoi se prodhimet e Soliditi janë të cilësisë së l artë, gjë të cilën po e dëshmojnë edhe kërkesat e shumta për eksport. Kontigjenti prej 18 mijë palësh kapë vlerë e mbi 300 mijë euro
“AKB-ja do të bë të pamundurën që t’i krijohet hapësirë më e madhe prodhuesve vendës dhe që të krijohen politika më konkurruese që i shpien ato drejt rritjes, zhvillimit, uljes së papunësisë”, tha Agim Shahini.
Ai shtoi se janë pak prodhues vendës që eksportojnë, por problem nuk është cilësia, por politikat jo të mira fiskale dhe tejet diskriminuese që të marrin tregje në Bashkimin Evropian e më gjerë.
Kreu i AKB-së premtoi mbështetje për prodhuesit vendës, duke qenë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet, Agjencionit dhe këshillat dhe eliminimin e barrierave që kanë prodhuesit.
Ndërsa, Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve Solid, tha se po nisin kontingjentin e këpucëve për në Francë prej 18 mijë palë këpucësh, ku janë disa lloj modelesh dhe besojmë s e prodhimet tona do të priten mirë nga konsumatorët atje.
Ai tregoi se eksportojnë edhe në vende të tjera, ku këto prodhime janë shumë të kërkuara dhe të cilësisë së lartë.
“Interesimi jo vetëm i francezëve, italianëve, gjermanëve, zvicerianëve, malazezëve, kroatëve, serbëve e vendeve tjera është i madh. Modeli Eram u nisë sot për Francë ku janë 18 mijë palë këpucë”, tha Kuçi.
Ai tregoi se fabrika prodhon edhe për kompaninë prestigjioze të vendeve të lartë cekura, ku edhe eksporton sasi të mëdha pa ndërprerë dhe shpresojnë se në të ardhmen do të lidhin kontrata e eksportojnë edhe në vende tjera.
