Një burrë nga Oklahoma la intervistën e punës me Google sepse kishte një rast vdekjeje në familje. Ata i dërguan një letër ngushëllimi dhe i ofruan postin.
Peter kishte aplikuar për një vend pune si inxhinier tek qendra e të dhënave të Google-it në Kaliforni. Një zyrtar i Google-it i kishte shkruar një shënimin me dorë aplikantit, ku i shprehte ngushëllimet për vdekjen e motrës. Ai postoi në llogarinë e tij në Reddit një foto të letrës së ardhur nga Google dhe shkroi se ishte shumë i prekur nga ky veprim.
“Gjatë procesit të intervistës tek Google vdiq motra ime,” shkroi Peeter. “Ata më dërguan këtë letër në postën elektronike. Jam me të vërtetë i prekur nga ky gjest.”
