Njerëzit martohen me ata që kanë ADN të ngjashme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Jeni duke shkuar në takimin e parë? Gjasat që ai të rezultojë me martesë mund të varen, pjesërisht, se sa e ngjashme është ADN-ja e tij ose saj me tuajën.
Hulumtimi i ri tregon se njerëzit kanë tendencë të zgjedhin bashkëshortë, profili gjenetik i të cilëve ngjan me atë të tyre. Efekti është delikat (ngjashmëritë e tjera, si ngjashmëria në arsimimin, kanë ndikim më të madh), por është e rëndësishme të kuptohet se çiftëzimi nuk është në fakt gjenetikisht rastësor, raportojnë hulumtuesit në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Efekti gjenetik madje mund të sinjalizojë ose kontribuojë në pabarazinë sociale, shkruajnë ata. Sistemi aktual social i SHBA-së pa dashje mund t’i kategorizojë njerëzit, për shembull, sipas gjenetikës, apo të kontribuojë në skemat e para në nivelin e ADN-së sonë.