Nju Jork: Protestë kundër marrëveshjes me Iranin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mijëra protestues pro-izraelit kanë protestuar në Nju Jork, duke kërkuar që Kongresi amerikan të mos e miratojë marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit. Protestuesit, duke përfshirë edhe politikanë republikanë, grupet hebreje dhe krishterë evangjelistë, kanë brohoritur “Vriteni marrëveshjen”, për të cilën ata thonë se është një kërcënim për Izraelin dhe për sigurinë botërore./21Media