Mos u brengosni nëse fëmijët tuaj, e thonë ndonjë rrenë: ata kanë kujtesë më të mirë dhe aftësi më të mira mendimi, kështu rezulton nga hulumtimi i fundit i bërë nga Universiteti i Floridës në SHBA.
Në hulumtim janë përfshirë 114 fëmijë, të moshës prej shtatë deri në njëmbëdhjetë vjeç, dhe i kanë vënë në lojë.
Ku I kërkohej që të mos mashtrojnë, atyre iu lanë hapur të gjitha mundësitë, të bëjnë një gjë të tillë – derisa gjithçka monitorohej nga kamerat e fshehura.
Çuditërisht, vetëm një e katërta e fëmijë, kanë shikuar përgjigjet dhe kanë mashtruar. E, të njëjtit janë treguar më mendjemprehtë dhe me kujtesë më të mirë, kur janë vënë në teste.
