Nuk fjeti për 6 vjet, vuante nga një sëmundje e rrallë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Blaire Leahy është nga Londra dhe vuante nga pagjumësia. Ajo kishte 6 vjet me rradhë që flinte vetëm një orë gjatë natës pasi vuante nga një gjendje e rëndë pagjumësie.
31-vjeçarja nëna e dy fëmijëve, kishte pësuar ndryshime të mëdha në trupin e saj, gjatë ditës ajo ndihej shumë e lodhur. Problemet e pagjumësisë janë shfaqur gjatë shtatzanisë me fëmijën e parë.
Ajo tregon se “Të rrije pa gjumë, ishte një torturë e vërtetë. Unë ecja si mumie gjatë ditës sepse ndihesha shumë e lodhur. Kisha harruar që të flija gjumë”.
Ankthi e mbërthente gjatë natës, u përpoq që ta hiqte këtë problem duke përdorur pilula gjumi por që e pa se kjo mënyrë është e pamundur dhe atëherë filloi të ndigjte seanca të hipnozës.