Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me raportimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel. Ai ka filluar të raportojë por nuk u lejua nga opozita, duke gjuajtur me vezë.
Kryeministri Mustafa duke dhënë arsyen që nuk ka raportuar në seancën e kaluar, duke thënë se ka dashur që të jenë prezent edhe ata që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve.
Mustafa tha se kjo pako është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Kryesuesi i seancën ka dhënë 10 minuta pauzë.
