Orban dëshiron mbylljen e kufirit me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dëshiron që me një ligj të veçantë praktikisht të mbyll kufijtë jugor të vendit të tij me Serbinë, me qëllim që të parandaloi hyrjen e azilkërkuesve në territorin hungarez.
Orban i cilësoi kuotat, të përcaktuara nga Brukseli për pranimin e imigrantëve në shtetet anëtare të unionit si të papranueshme dhe përtej kufijve të arsyes.
Partia në pushtet, Fidesh, e cila kryesohet nga Orban, kundërshton ashpër kuotat e përcaktuara nga Brukseli, duke theksuar se vetëm në fund të majit në Hungari kanë hyrë mbi 50 mijë imigrantë, në krahasim me 43 mijë, sa kanë hyrë gjatë gjithë vitit të kaluar.
Shefi i grupit parlamentar të Fideshit në Parlamentin e Hungarisë, Antal Rogan, ka deklaruar se nevojitën masa të menjëhershme për të ndalur këtë dukuri.
Ai tha se në praktikë Hungaria duhet të miratojë ligjin, me të cilin do t’iu pamundësohej kërkesa për azil politik atyre, të cilët në Hungari hyjnë nga shtetet e sigurta.
Rogan tha se jetët e imigrantëve janë të rrezikuara në Siri, por posa ata të hyjnë në Greqi apo Serbi, ata janë në shtete që konsiderohen të sigurta dhe mund të kërkojnë azil aty./21Media/