Organizime të ndryshme për ditën e Çlirimit të Prishtinës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Prishtinës, me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, 11 Qershorit, organizon një varg aktivitetesh që do ta shënojnë këtë ditë.
Mes tjerash, do të bëhet një vizitë në zyrën e veteranëve të Prishtinës, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, përurimi i pllakës tek ish- zyra politike e UÇK-së, si dhe përurimi i vetëshërbimit të parë digjital në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Finalja e kremtimeve të Ditës së Çlirimit të Prishtinës do të shënohet me një koncert, që do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim në orën 20:00. Është paralajmëruar pjesëmarrja e grupeve dhe interpretuesve Lovers, Arti dhe Labi, Gillespie, Gipsy Groove dhe Labinot Sponca./Kp/