Pahor: Hetimi për Kumanovën i domosdoshëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidenti slloven Borut Pahor ka deklaruar se hetimet për incidentin në Kumanovë janë të rëndësishme, si për proceset në vend, ashtu edhe për ato në rajon.
Ai këtë e theksoi në Samitin e presidentëve që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Pahor i bëri thirrje partive politike në Shkup që të arrijnë zgjidhje kompromisi për çështjet kryesore, sepse kjo do të nxiste Brukselit për dhënien e dritës jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
“Fillimisht është e domosdoshme që të bëhet një hetim për incidentin në Kumanovë, për shkak se rezultatet mund të jenë shumë të rëndësishme si për proceset vendore, ashtu edhe për ato rajonale”, ka theksuar presidenti slloven. (