Një çantë që dikush nga stafi e harroi në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, u bë shkaktare e panikut në këtë objekt.
Dikush thirri Policinë me dyshimin se ka mjet shpërthyes, por këta të fundit nuk gjetën asgjë.
Florije Ahmeti Haziraj, zyrtare për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës thotë për lajmi.net se ajo qante i takonte dikujt nga stafi dhe e kishte lënë në zyrë kur ka shkuar në shtëpi.
“Nuk ka asgjë në objekt, ishte një çantë që dikush nga stafi e harroi aty”, tha ajo.
– See more at: http://lajmi.net/nuk-ka-mjet-shperthyes-ne-pallatin-e-drejtesise-canta-ishte-e-dikujt-nga-stafi/#sthash.dskGTkUU.dpuf
