Papa Françesku shprehu ngushëllime për tragjedinë e së enjtes në Mekë, ku më shumë se 700 besimtarë myslimanë u vranë e mbi 800 të tjerë u plagosën nga shtypja gjatë ritualeve të shenjta të Haxhit.
”Jemi pranë vëllezërve myslimanë pas tragjedisë që ata pësuan në Mekë”, deklaroi Ati i Shenjtë, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të një meshe me përfaqësues të klerit, udhëheqësi i katolikëve dje përshëndeti “vëllezërit myslimanë” që “festojnë Ditën e Sakrificës”.
