Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me publikimet e IPR Marketing duke i quajtur ato sondazh i manipuluar me paratë e krimit te organizuar.
“Partia Demokratike ka kapur në flagrancë disa raste kur përfaqësues të stafit të IPR marketing me fletë të plotësuara paraprakisht i hidhnin në kuti si të plotësuara prej tyre dhe manipulonin zgjedhësit”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Sipas PD-së ata mund të manipulojnë sondazhin por nuk mund të manipulojnë vullnetin dhe votën e qytetarëve të hedhur në kutinë e votimit.
“Ata blejnë sondazhet por nuk u dalin llogaritë ndaj kanë bërë 9 deklarata shtypi të dëshpëruar, në pak orë”, thuhet në komunikatë.
