PDK dënon kërcënimin ndaj Mulakut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese për opinion ka dënuar kërcënimit me armë të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të kësaj partie.
“PDK-ja vlerëson punën e organeve të rendit për reagimin efikas, kapjen e autorëve të këtij kërcënimi dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Në mëngjes kryetari i Vushtrrisë është kërcënuar me kallashnikov nga një qytetar i kësaj komune”, thuhet në kumtesën e PDK-së.