Dëshironi llamba, qirinjë madje edhe orë unike?
Ndoshta nuk iu ka shkuar mendja të përdorni filxhan qaji ,ato dinë të jenë dekoruese të vërteta.
Mjafton të hedhni një vështrim në galerinë e fotove më poshtë dhe të përpiqeni të imagjinoni shtëpinë tuaj të dekoruar me porcelan.
Për shembull, ju mund të merrni disa gota çaji të vjetra dhe t’i mbushni ato me dyll të nxehtë të lëngshëm ; të shtoni disa pika parfumi dhe pas ftohjes ju do të keni një atmosferë romantike në dhomën tuaj të gjumit.
Apo ndoshta jeni mërzitur me orën tuaj që e keni me vite? Atëherë merr 12 gota çaji , ngjyrosi me ngjyrën e preferuar ,vendosi në pozitën e ‘numrave klasik’ dhe mos harroni të instaloni mekanizmin që ora juaj të ecë !
Nëse ju jeni duke kërkuar për një llambë të përsosur në lartësi mbi tryezën tuaj ,ju tashmë e keni gjetur atë! Provoje vet ta krijosh atë !Ju jeni i zgjuar, i shkathët dhe shumë i dobishëm!/21 MEDIA/























