​Pesë njerëz të vdekur në shtëpi, arrestohen kushërinjtë adoleshentë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dy adoleshentë janë arrestuar për shkak të dyshimit se me thikë kanë vrarë pesë kushërinjtë e tyre në shtëpinë familjare në një qytet të Oklahomas.
Të dyshuarit 18 dhe 16 vjeçar janë arrestuar derisa po tentonin të iknin, ndërsa në shtëpi janë gjetur pesë të vdekur, një fëmijë i lënduar rëndë dhe një tjetër i palënduar.
Siç është thënë , të dyshuarit dhe viktimat janë anëtarë të familjes së gjerë që kanë jetuar bashkë.
Policia e këtij qyteti ka ardhë në shtëpi pasi që janë lajmëruar nga komshinjtë dhe kanë kapur të dyshuarit duke ikur nga oborri pas shtëpisë.
Shefi i Policisë së Thomas Kuper ka thënë se ata janë kapur shpejt dhe ky është një krim i papresedan në këtë bashkësi që numëron rreth 100 mijë njerëz.
“Ky është vend relativisht i sigurt. Vendi i krimit është rrethuar nga të gjithë policët që kanë dalë në terren”, ka thënë Kuper për NBC.