Plazhi vetëm për mbretin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një plazh publik në jug të Francës, që ndodhet poshtë një vile, pronë e familjes mbretërore saudite, do të ndalohet hyrja gjatë pushimeve të mbretit Salman, që pritet të vijë javën e ardhshme, njoftuan autoritetet lokale.
“Sapo Roja Mbretërore Saudite të na njoftojë ditën e mbërritjes së avionit të mbretit, hyrja në plazh do të ndalohet nga policët, gjatë gjithë pushimeve të mbretit”, shpjegon nënprefekti i rajonit Grasse, Philippe Castanet, duke e justifikuar këtë me arsyet e sigurisë.
Prefektura detare nga ana e saj ka ndërmarrë masa të ngjashme ku do të ndalojë lundrimin në një rreze prej 300 metrash përballë kësaj prone.
Sipas medias franceze, mbreti Salman, 79 vjeç, që hipi në fronin e Arabisë Saudite në janar pas vdekjes së mbretit Abdullah, do të shoqërohet nga më shumë se 400 persona gjatë pushimeve të tij.